Borrell thotë se ministrit izraelit i kërkoi përmbajtje ndaj civilëve

Azia

Borrell thotë se ministrit izraelit i kërkoi përmbajtje ndaj civilëve

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 17:03
Foto nga takimi

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka takuar ministrin izraelit të Mbrojtjes, Benny Gantz.

Në bisedën që kanë zhvilluar Borrell i ka kërkuar nikoqirit që të tregohen të kujdesshëm me popullatën civile në Gaza.

“Para se të largohem nga Tel Aviv dje, diskutuam me ministrin Gantz mbi situatën tragjike në Izrael, Gaza dhe rëndësinë e stabilitetit rajonal”.

“Ritheksova solidaritetin e BE-së mbi sulmet e 7 tetorit dhe ngrita rëndësinë që të tregohet përmbajtje kundër civilëve në përgjigjen e Izraelit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat