Izraeli prezanton sistemin më të fundit dhe më të avancuar raketor “Shigjeta”

Azia

Izraeli prezanton sistemin më të fundit dhe më të avancuar raketor “Shigjeta”

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 06:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria izraelite e mbrojtjes publikoi pamjet që demonstrojnë atë që thotë se është sistemi më i fundit dhe më i avancuar i mbrojtjes raketore i quajtur “Arrow” apo “Shigjeta”.

Pamjet si duket tregojnë momentin e lansimit të raketave për të kapur me sukses një objektiv që lëviz drejt Izraelit mbi Detin e Kuq.

Ushtria izraelite deklaroi të martën (14 nëntor) se kishte përdorur sistemin “Arrow” për të kapur një raketë në afërsi të Detit të Kuq pasi sirenat e sulmit ajror kishin rënë në qytetin port jugor të Eilat.

Siç raportohet, predha nuk kaloi në territorin izraelite dhe ushtria nuk tregoi se kush e kishte shkrepur atë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat