Garda revolucionare iraniane dhe Hamasi në një grindje të rrallë në rrjete sociale

Azia

Garda revolucionare iraniane dhe Hamasi në një grindje të rrallë në rrjete sociale

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 21:04
Protesta

Një zëdhënës i Gardës Revolucionare të Iranit ka hyrë në një grindje publike me Hamasin në mediat sociale mbi arsyen e sulmit të 7 tetorit në Izrael.

Irani mbështet Hamasin dhe historikisht u ka ofruar luftëtarëve të tij armë dhe stërvitje, megjithëse nuk ka prova të drejtpërdrejta se ai ndihmoi në planifikimin e inkursionit në Izrael që shkaktoi këtë luftë të fundit.

Zëdhënësi i gardës paraushtarake, Ramazan Sharif, tha se sulmi i 7 tetorit u nis si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, kreut të Forcave elitare të Iranit Quds, në një sulm me dron të ShBA-së në Irak në vitin 2020.

Ai tha se operacioni, të cilin Hamasi e quajti “Stuhia Al Aqsa”, ishte “një nga aktet e hakmarrjes” për vrasjen e Soleimanit.

Hamasi, megjithatë, e mohoi menjëherë pretendimin, në një grindje të rrallë publike midis grupit dhe sponsorit kryesor të tij.

Në një deklaratë, grupi mohoi karakterizimin e Sharifit dhe tha se operacioni ishte nisur si përgjigje ndaj kërcënimeve ndaj xhamisë al Aksa në Jerusalem dhe ndaj “pushtimit sionist dhe agresionit të tij të vazhdueshëm kundër popullit tonë dhe vendeve tona të shenjta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat