Izraeli: Dhjetëra terroristë u vranë dje në Gaza

Azia

Izraeli: Dhjetëra terroristë u vranë dje në Gaza

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 09:59
Lajmi është dhënë nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, përmes një postimi në aplikacionin “Telegram”.

Trupat tokësore izraelite, të mbështetura nga forcat ajrore, kanë eliminuar dhjetëra anëtarë të Hamasit në qytetin e Gazës, ditën e djeshme.

Lajmi është dhënë nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, përmes një postimi në aplikacionin “Telegram”.

Ndër të tjera, në postim thuhet se trupat tokësore eliminuan gjithashtu një celulë terroriste në lagjen Shejaiya të qytetit të Gazës, së bashku me një “terrorist të armatosur me një granatëhedhës”.

Për më tepër, në veri të Gazës, në Beit Lahia, u çmontuan dy komplekse ushtarake të Hamasit, ku u gjetën armë të shumta, pajisje shpërthyese, pajisje ushtarake dhe pajisje komunikimi.

Gjithashtu në zonën Beit Lahia, përfundon deklarata, janë vrarë edhe dy “terroristë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat