​OKB: 100.000 njerëz janë zhvendosur në Rafah ditët e fundit

Azia

​OKB: 100.000 njerëz janë zhvendosur në Rafah ditët e fundit

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 14:08
Gaza

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) vlerëson se të paktën 100.000 njerëz janë shpërngulur në Rafah, qyteti më jugor në Gaza, ditët e fundit ndërsa luftimet intensifikohen në Khan Younis dhe gjetkë.

Izraeli u ka thënë njerëzve që të largohen nga pjesët e Khan Younis, të cilin e sheh si një bastion të Hamasit.

OCHA thotë se fluksi i njerëzve e ka përkeqësuar mbipopullimin dhe ka bërë presion mbi burimet e kufizuara.

Ekziston gjithashtu shqetësim për një rritje të përhapjes së sëmundjeve në Gaza, ku disa familje duhet të lëvizin disa herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat