Izraelitët kryejnë sulm ajror në Gaza, palestinezët arrijnë ta shpëtojnë foshnjën që kishte mbetur e ngujuar nën rrënoja

Azia

Izraelitët kryejnë sulm ajror në Gaza, palestinezët arrijnë ta shpëtojnë foshnjën që kishte mbetur e ngujuar nën rrënoja

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Ekipet e shpëtimit në qytetin Rafah në jug të Gazës, kanë arritur të nxjerrin gjallë një foshnje që kishte mbetur e ngujuar nën rrënoja pas sulmit ajror të izraelitëve, raporton BBC.

Shumë persona kishin gërmuar me duart e tyre për ta nxjerrë Mariam Abu Akel, që kishte mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Një burrë e dërgon me urgjencë në spitalin më të afërt, nga ku konstatohet se përveç disa prerjeve në trup, gjendja shëndetësore e foshnjës është stabile.

Foshnja ishte në shtëpi me familjen kur ndodhi sulmi ku si pasojë i janë vrarë nëna dhe motra, raporton Reuters. Ndërkaq babai dhe vëllai i saj kanë mbijetuar.

Në po të njëjtin sulm ajror kanë humbur jetën 20 persona dhe 55 tjerë janë lënduar, ka bërë të ditur zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë që udhëhiqet nga Hamasi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat