Tërmet 7.6 ballë në Japoni, autoritetet ngrenë alarmin për cunam: Dallgë 5 metra!

Azia

Tërmet 7.6 ballë në Japoni, autoritetet ngrenë alarmin për cunam: Dallgë 5 metra!

Më: 1 janar 2024 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Japonia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë. Lëkundjet ishin në rajonin qendror.

Sipas mediave të huaja, autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për cunam pas tërmetit.

Banorëve në zonën bregdetare Noto në prefekturën Ishikawa iu kërkua “të evakuoheshin menjëherë në tokë më të lartë”, tha transmetuesi kombëtar NHK.

NHK tha se sipas agjencisë meterologjike valët deri në 5 metra kanë arritur në Noto. Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime për cunami për prefekturat fqinje Niigata dhe Toyama, duke paralajmëruar se dallgët atje mund të arrijnë 3 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat