LIVE: Vazhdojnë luftimet e ashpra në Rafah, forcat izraelite arrestojnë disa persona – si po përballen palestinezët me terrorin e luftës!

Azia

LIVE: Vazhdojnë luftimet e ashpra në Rafah, forcat izraelite arrestojnë disa persona – si po përballen palestinezët me terrorin e luftës!

Nga: Bota sot Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 07:05 Përditësuar në ora: 07:13 më 18.02.2024
Foto ilustrim

Gjykata e lartë e OKB-së do të mbajë seanca mbi ligjshmërinë e pushtimit izraelit të tokave të pretenduara nga palestinezët

Nga: A.M.

Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara të hënën hap seancat historike mbi ligjshmërinë e pushtimit 57-vjeçar të tokave të kërkuara nga Izraeli për një shtet palestinez, duke i zhytur 15 gjyqtarët ndërkombëtarë në zemër të konfliktit izraelito-palestinez prej dekadash.

Gjashtë ditë seanca dëgjimore janë caktuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, gjatë të cilave do të marrin pjesë një numër i paprecedentë vendesh, ndërsa Izraeli vazhdon sulmin e tij shkatërrues ndaj Gazës, raporton APNews, transmeton "Bota sot".

Megjithëse rasti ndodh në sfondin e luftës Izrael-Hamas, ai fokusohet në vend të kësaj në pushtimin e pafund të Izraelit të Bregut Perëndimor, Gazës dhe Jeruzalemit lindor.

Përfaqësuesit palestinezë, të cilët flasin të parët të hënën, do të argumentojnë se pushtimi izraelit është i paligjshëm sepse ka shkelur tre parime kryesore të ligjit ndërkombëtar, u tha gazetarëve të mërkurën ekipi ligjor palestinez.

Si i ndihmojnë zogjtë këngëtarë të Rafahut palestinezët të përballen me terrorin e luftës

Edhe para luftës, palestinezët kanë mbledhur prej kohësh zogj këngëtarë - kanarina, finches, zogj dashurie dhe harabela - për meloditë e tyre ngushëlluese.

Tani, ata po bëhen aleatë të shëndetit mendor.

Ebu Xhezari, i cili ka luftuar me ankthin që nga fillimi i luftës, ka gjetur ngushëllim të madh në këndimin e kanarinave që mban në kafaze në dhomën e tij të gjumit.

"Këngët e kanarinave mund të mbrojnë çdo hapësirë kundër terrorit që vjen nga zhurma e dhunshme e granatimeve," i thotë ai Al Jazeera.

"Ata më japin një ndjenjë rehatie që më ndihmon të duroj frikën."

Ekspozimi i zgjatur ndaj tmerreve të luftës ka shkaktuar një dëm të madh në shëndetin mendor të banorëve të Gazës, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Të paktën 13 të vrarë në Rafah, në mesin e tyre fëmijë dhe gra

Të paktën 13 palestinezë u vranë si pasojë e dy sulmeve ajrore izraelite në qytetin Rafah, në Gazën jugore.

Kështu tha këtë të shtunë, Dr. Marwan Al-Homss – drejtori i përgjithshëm i Spitalit Qeveritar Abu Yousuf Al-Najjar.

Sipas tij, sulmi i parë ajror goditi një vendndodhje në veri të Rafahut, duke çuar në vdekjen e gjashtë anëtarëve të një familjeje, duke përfshirë fëmijë dhe gra.

Ai tha gjithashtu se një sulm i dytë në një zonë të hapur ku banorët e zhvendosur kishin kërkuar strehim vrau të paktën shtatë persona, përfshirë katër fëmijë, një grua, një burrë dhe një adoleshent, raporton CNN.

Forcat izraelite arrestojnë mbi 100 persona të dyshuar për terrorizëm

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) thanë se ushtarët e forcave speciale kishin arrestuar më shumë se 100 të dyshuar për terrorizëm.

Drisa njoftuan se po vazhdojnë të kryejnë kontrolle brenda spitalit Nasser në Khan Younis, sipas The Times of Israel.

Sipas raportit, trupat izraelite kishin bastisur disa zona, duke gjetur armë duke përfshirë mjete shpërthyese, granata dhe kallashnikov.

Ndërkohë 5 pacientë janë vrarë si pasojë e sulmeve në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat