​Kryqi i Kuq: 23.000 njerëz janë zhdukur që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë

Azia

​Kryqi i Kuq: 23.000 njerëz janë zhdukur që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Dy vjet pas fillimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha të hënën se po kërkon të sqarojë fatin e 23.000 njerëzve, familjet e të cilëve nuk kanë asnjë lajm për ta.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) tha se njerëzit janë të zhdukur sepse ose janë kapur, vrarë ose sepse kanë humbur kontaktet pasi kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

KNKK tha: "Dy vjet pas përshkallëzimit të konfliktit të armatosur, nevojat humanitare po rriten, duke përfshirë miliona njerëz të zhvendosur, brenda dhe jashtë kufijve të dy vendeve."

"Të mos dish se çfarë ka ndodhur me një të familjar është torturuese dhe ky është realiteti tragjik për dhjetëra mijëra familje që jetojnë në një gjendje ankthi të vazhdueshëm," tha Dusan Vujasanin, i cili drejton Byronë e Agjencisë Qendrore të Gjurmimit të KNKK-së për konfliktin e armatosur ndërkombëtar midis Rusisë dhe Ukrainës.

Gjatë dy viteve të fundit, KNKK tha se mori më shumë se 115.000 telefonata, kërkesa në internet, letra ose vizita personale nga familje nga Rusia dhe Ukraina që kërkonin të afërm të zhdukur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat