Parlamenti izraelit voton kundër themelimit të shtetit palestinez

Azia

Parlamenti izraelit voton kundër themelimit të shtetit palestinez

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 21:01
Benjamin Netanyahu

Parlamenti i Izraelit (i njohur si Knesset) ka votuar në favor të thirrjeve të Benjamin Netanyahut për të kundërshtuar dhe hedhur poshtë deklaratat e vendeve perëndimore për krijimin e një shteti palestinez.

Vetëm nëntë e kundërshtuan mocionin, me 99 vota pro, raporton skynews.

Kryeministri izraelit tha se një përpjekje për t’ia imponuar në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez, “vetëm do të rrezikonte Izraelin dhe do të parandalonte paqen e vërtetë që ne të gjithë e kërkojmë”.

Pozicioni izraelit është i tillë që çdo marrëveshje e përhershme me palestinezët do të duhej të arrihet përmes negociatave të drejtpërdrejta midis lidershipit palestinez dhe Izraelit – dhe jo me diktat ndërkombëtar.

“Populli i Izraelit dhe përfaqësuesit e zgjedhur janë të bashkuar sot si kurrë më parë”, tha pas votimit, Netanyahu.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdon t’i kërkojë Izraelit të marrë në konsideratë “të nesërmen” – çfarë do të ndodhë me Gazën dhe popullin palestinez pas përfundimit të luftës.

Politikanët izraelitë duhet të krijojnë një plan të duhur, me disa sugjerime se Autoriteti Palestinez, i cili drejton Bregun Perëndimor, mund të reformohet në mënyrë drastike përpara se të marrë qeverisjen e Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat