Izraeli pranon të dërgojë një delegacion negociatorësh në Katar për të vazhduar bisedimet për paqe

Azia

Izraeli pranon të dërgojë një delegacion negociatorësh në Katar për të vazhduar bisedimet për paqe

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 12:28
Netanyahu

Kabineti i luftës së Izraelit ka miratuar vazhdimin e bisedimeve për paqe dhe dërgimin e negociatorëve në Katar për të diskutuar një armëpushim të mundshëm dhe kthimin e pengjeve.

Bëhet e ditur se, delegacioni më parë është takuar në Paris, me ndërmjetësues nga SHBA-ja, Katari, dhe Egjipti.

Një zyrtar i lartë egjiptian i përfshirë në ndërmjetësimin midis Izraelit dhe Hamasit, ka zbuluar se draft-marrëveshja përfshin lirimin e 40 pengjeve femra të mbajtura në Gazë, në këmbim të 300 të burgosurve palestinez të ndaluar nga Izraeli.

Gjithashtu, ai ka përshkruar një ndërprerje të propozuar gjashtë-javore të luftimeve. Gjatë kësaj periudhe parashikohet që qindra kamionë ndihma të lejohen të hyjnë në Gazë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Të dyja palët kanë rënë dakord që negociatat të vazhdojnë, me synim lirimin e pengjeve dhe përfundimisht arritjen e një armëpushimi të përhershëm.

Megjithatë, pavarësisht këtyre përpjekjeve diplomatike, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka njoftuar për planet e tij operacionale në Rafah, ku përfshihen detaje mbi evakuimin e civilëve.

Zonat e tjera të Gazës do të vizitohen nga ushtarët izraelit të cilët do të kryejnë operacione të zgjeruara në kërkim të pengjeve dhe udhëheqësve të Hamasit.

Ndryshe, në mes të bisedimeve diplomatike, tensioni ishte brenda Izraelit ku po zhvillohej protestë kundër qeverisë së Netanyahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat