Netanyahu: Pas operacionit në Rafah, fitorja totale do të arrihet brenda pak javësh

Azia

Netanyahu: Pas operacionit në Rafah, fitorja totale do të arrihet brenda pak javësh

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 16:47
Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u shpreh i bindur në fitoren totale kundër Hamasit pasi të ndërhyjë ushtarakisht në Rafah.

Këtë deklaratë lideri izraelit e bëri gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan CBS.

Ai shtoi se në orët e ardhshme do të takohet me shefin e shtabit, i cili do ta prezantojë në lidhje me fazat e përgatitjes së planit të dyfishtë ushtarak, që parashikon evakuimin e civilëve palestinezë në Gaza dhe shkatërrimin e batalioneve të mbetura të Hamasit.

Perëndimi ka paralajmëruar se ndërhyrja në Rafah, ku janë shpërngulur mbi 1 milionë palestinezë pas nisjes së sulmeve në Gaza, do të ishte katastrofike. SHBA i ka kërkuar qeverisë izraelite që të shmangë ndërhyrjen në këtë zonë pa patur një plan të qartë që garanton sigurinë e civilëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat