Mitchell: Ndaloni dhunën në Gaza

Azia

Mitchell: Ndaloni dhunën në Gaza

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 18:33
Andrew Mitchell

Pavarësisht raporteve të përziera nga palët e përfshira në negociata, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur optimizëm mbi perspektivat e bisedimeve rreth një armëpushimi të përkohshëm në Gaza.

Ministri i Zyrës së Jashtme Andrew Mitchell u tha deputetëve se një pauzë në konflikt që mund të hapte rrugën për një armëpushim të qëndrueshëm ishte “në momentin e arritshme”.

“Mënyra më efektive për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza, fokusi absolut i përpjekjeve tona diplomatike tani, është të biem dakord për një pauzë të menjëhershme humanitare”, tha ai.

“Kjo do të mundësonte lirimin e sigurt të pengjeve dhe një rritje të konsiderueshme të ndihmës që shkon në Gaza”.

“Në mënyrë thelbësore, do të ofronte gjithashtu një mundësi jetike për të krijuar kushtet për një armëpushim vërtet afatgjatë dhe të qëndrueshëm pa kthim në shkatërrim, luftim dhe humbje jetësh”.

“Ky është qëndrimi që ndajnë partnerët tanë të ngushtë. Është një rezultat që ne besojmë se është i arritshëm tani dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve ta kapin atë”, shtoi ai, raporton Sky News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat