Zelanda e Re e cilëson Hamasin si “entitet terrorist”

Azia

Zelanda e Re e cilëson Hamasin si “entitet terrorist”

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Qeveria e Zelandës së Re e cilësoi të enjten të gjithë Hamasin si një “entitet terrorist”, duke zgjeruar politikën e saj ndaj grupit islamik. Vendi tani e konsideron krahun politik të Hamasit një “entitet terrorist”.

“Ajo që ndodhi më 7 tetor përforcon që ne nuk mund të bëjmë më dallimin midis krahëve ushtarakë dhe politikë të Hamasit,” tha ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters.Ai tha se “organizata në tërësi mban përgjegjësinë për këto sulme të tmerrshme terroriste”.

Lëvizja do të thotë se çdo pasuri e Hamasit në Zelandën e Re do të ngrihet dhe çdo transaksion financiar ose pronësor ose mbështetje materiale për Hamasin tani është një vepër penale në vend.

Kjo nuk do të pengojë përpjekjet e Zelandës së Re për të ofruar ndihmë humanitare dhe zhvillimore për civilët në Gaza. Mbështetja konsullore për qytetarët e Zelandës së Re ose banorët e përhershëm në zonën e konfliktit gjithashtu nuk do të ndikohet.

Peters tha se Wellington mbetet “shumë i shqetësuar” për ndikimin e konfliktit tek civilët në Gaza dhe bëri thirrje “për t’i dhënë fund dhunës dhe një rifillim urgjent të Procesit të Paqes në Lindjen e Mesme”.

“Një zgjidhje e qëndrueshme e konfliktit do të arrihet vetëm me mjete paqësore,” tha Peters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat