Ishte me bashkëshortin, turistja spanjolle abuzohet në grup në Indi

Azia

Ishte me bashkëshortin, turistja spanjolle abuzohet në grup në Indi

Më: 3 mars 2024 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Një turiste spanjolle ka pësuar një sulm seksual në grup në lagjen Dumka teksa udhëtonte më biçikletë nëpër botë me bashkëshortin e saj. -

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi gjatë natës nga 1 deri më 2 mars në distriktin Dumka të shtetit Jharkhand të Indisë, një destinacion i njohur turistik.

Viktima dhe bashkëshorti i saj po udhëtonin në Nepal nëpërmjet Bhagalpur, ata ishin ndalur në Dumka kur ndodhi sulmi. Sipas deklaratës së saj, çifti kishte ngritur çadrën e tyre në një vend të izoluar pranë tregut Hansdiha.

Ndërsa ajo ishte në gjumë, disa të rinj nga zona hynë në çadër dhe e përdhunuan me radhë.

Ata kanë ushtruar edhe dhunë fizike, thuhet në ankesën e saj në policinë lokale.

Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje në orët e para të mëngjesit dhe kanë arrestuar tre persona.

Një zyrtar tjetër përmendi përfshirjen e shtatë deri në tetë të rinjve në këtë ngjarje të rëndë.

Pas sulmit, gruaja u pranua në Qendrën Shëndetësore Komunitare Saraiyahat për trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë hapur një hetim për këtë çështje.

Oficerët thonë se ajo po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në spitalin e Kolegjit Mjekësor Phulo Jhano në Dumka.

“Ky është një incident i dënueshëm dhe policia po merr masat e duhura. Fajtorët nuk do të kursehen,” tha Mithilesh Kumar Thakur, ministër rajonal i shtetit Xhajhand.

Ambasada spanjolle në Indi ka kontaktuar autoritetet dhe ka dërguar personel për t’u konsultuar mbi ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat