Irani: Ne do t’i përgjigjemi sulmeve të Izraelit

Azia

Irani: Ne do t’i përgjigjemi sulmeve të Izraelit

Më: 8 mars 2024 Në ora: 23:14
Irani: Ne do t’i përgjigjemi sulmeve të Izraelit

Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeed Iravani, tha se Irani rezervon “të drejtën e natyrshme legjitime për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi ose sulmi që vjen nga regjimi izraelit kundër vendit të tij”.

Kështu shkruan agjencia iraniane Irna.

Iravani, në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara Yamazaki Kazuyuki dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, hodhi poshtë akuzat nga Izraeli, duke nënvizuar se “regjimi izraelit përdori gënjeshtra, përhapi dezinformata dhe bëri akuza të pabaza.”

Irani riafirmon më tej “të drejtën e natyrshme të Republikës Arabe Siriane dhe Libanit, sipas ligjit ndërkombëtar, për të marrë të gjitha masat e nevojshme në përgjigje të çdo kërcënimi apo sulmi dhe akti agresioni nga regjimi izraelit kundër sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit të tyre territorial”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat