Presidenti i Egjiptit: Rindërtimi i Gazës do të kushtojë më shumë se 90 mld dollarë

Azia

Presidenti i Egjiptit: Rindërtimi i Gazës do të kushtojë më shumë se 90 mld dollarë

Më: 9 mars 2024 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Presidenti egjiptian Abdel Fattah El-Sisi u shpreh në një takim me Forcat e Armatosura se rindërtimi i Gazës mund të kushtojë mbi 90 miliardë dollarë, ndërsa theksoi se në Gaza “po ndodh një tragjedi e madhe, një sfidë për Egjiptin dhe për të gjithë rajonin”.

Ne jemi përgjegjës për mbrojtjen e tokave tona dhe kufijve tanë të trashëguar për mijëra vjet dhe ne nuk do të ndalemi së punuari për një armëpushim, si dhe dhe dërgimin e ndihmave për civilët”,-theksoi ai.

Lidhur me këtë, ai saktësoi se Egjipti dëshiron të mbajë 24 orë të hapur kalimin në Rafah, por se pavarësisht kësaj ndihma është e pamjaftueshme.

“Egjipti nuk mund t’i tradhtojë palestinezët, ndaj do të vazhdojmë të shqetësohemi për mbrojtjen e tyre”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat