Mbreti saudit u bën thirrje liderëve të ndalojnë ‘krimet brutale’ kundër palestinezëve

Azia

Mbreti saudit u bën thirrje liderëve të ndalojnë ‘krimet brutale’ kundër palestinezëve

Më: 10 mars 2024 Në ora: 18:04
Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë përgjegjësitë e veta për të ndalur “krimet brutale” kundër palestinezëve në Gaza.

Në një fjalim të lexuar në emër të tij nga ministri saudit i mediave, Salman al-Dosari për të shënuar fillimin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, mbreti tha gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë në sigurimin e kalimeve të sigurta humanitare në enklavë, shkruan Sky News.

Shtetet e Bashkuara kishin udhëhequr diplomacinë prej muajsh për të detyruar Arabinë Saudite të normalizonte marrëdhëniet me Izraelin.

Por muajin e kaluar Arabia Saudite i tha ShBA-së se nuk do të hapë marrëdhënie diplomatike me Izraelin nëse nuk njihet një shtet i pavarur Palestinez në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat