Huston Rockets fillojnë sezonin me humbje

Basketboll

Huston Rockets fillojnë sezonin me humbje

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:21
Huston Rockets

Huston Rockets janë befasuar në sekondat e fundit nga skuadra Portland Trail Blazers në fillimin e sezonit të NBA.

Një Houston Rockets pësuan nga një skuadër më e ulët në NBA me një humbje të ngushtë 128-126 të cilën ja shkaktoi ekipi, Portland Trail Blazers.

Rockets kishin vetëm nëntë lojtarë në dispozicion, një mbi minimumin që lejohet nga NBA, pas dy rezultimeve pozitive ndaj COVID-19 dhe katër të tjerëve që u cilësuan si kontakt me të sëmurët.

Hapja e tyre e sezonit e planifikuar të Mërkurën kundër Oklahoma City ishte shtyrë shkaku i COVID-19.

Trepikëshi i CJ McCollum me 6.9 sekonda të mbetura vulosi fitoren për Portland Trail Blazers.

Kjo erdhi pasi një trepikësh nga James Harden me 15.3 sekonda të mbetura kishte dhënë avantazhin Rockets 126-125.

Harden, i cili pati një paraqitje fantastike, përfundoi me 44 pikë dhe 17 asistime, një nga paraqitjet më të larta në karrierë, ai u kthye pasi u gjobit me 50 mijë dollarë nga NBA për shkelje të protokolleve të COVID-19.

Christian Wood regjistroi 31 pikë dhe 13 kërcime në debutimin e tij në Rockets, ndërsa Jae’Sean Tate arriti 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat