Dervish Agaj - trajner që i dha shumë sportit të Kosovës

Basketboll

Dervish Agaj - trajner që i dha shumë sportit të Kosovës

Nga: K.G. Më: 29 janar 2021 Në ora: 20:05
Dervish Agaj - trajner që i dha shumë sportit të Kosovës

Në vitet e 90-ta, kush më shumë e kush me pak dha kontribut të madh për të mbajtur gjallë sportin në të gjitha disiplinat sportive. 

Ndër ata ishte edhe Dervish Agaj, trajner i basketbollit, që me sukses e kishte udhëhequr Bashkimin nga Prizreni, në vitet më të vështira kur jeta ishte në rrezik në çdo sekondë.

Në vitin 1995, Agaj (tani i ndjerë) përkundër gjendjes së rënduar në Kosovë, Dervish Agaj, lëshon klubin basket Bassano nga Italia dhe kthehet në Kosovë, për ta ndihmuar KB Bashkimi. 

Agaj ka qenë prej trajnerëve më të mirë që ka pasur basketbollit, përveç kësaj, ai u dallua edhe për çështje kombëtare. 

Sot djali i tij, Dreni, ndihet krenar për veprat e babait të tij dhe mundohet ta ndjekë rrugën e tij. Dervish Agaj jo vetëm Prizrenit por i mungon tërë sportit të Kosovës. Ai njihej për urtësi, për punë profesionale dhe për suksese.

Personalitet me vizione të qarta. Duhet theksuar, se përveç punës si trajner, profesor Dervishi ishte anëtar shumëvjeçar i Këshillit Profesional të Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe Kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës. Gjithashtu, në fillim të viteve 2000 u angazhua në Drejtorinë për Rini, Kulturë dhe Sport në Komunën e Prizrenit, ndërsa ishte edhe profesor i Edukatës Fizike në Shkollën e Mesme Ekonomike në Prizren. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat