Vetëm një fitore larg finales së madhe, Milwaukee fiton ndeshjen e tretë ndaj Hawks

Basketboll

Vetëm një fitore larg finales së madhe, Milwaukee fiton ndeshjen e tretë ndaj Hawks

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 09:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Milwaukee Bucks ka fituar ndeshjen e pestë finale të Konferencës së Lindjes.

Në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në palestrën Fiserv Forum, Bucks kanë triumfuar me 11 pikë diferencë, 123:112.

Të dyja skuadrat kishin mungesa të mëdha, pasi ju munguan basketbollistët kryesor si Giannis Antetokounmpo te Bucks dhe Trae Young te Hawks.

Gjithsesi në mungesë të Giannis, në skenë doli qendra Brook Lopez që ishte i pandalshëm me 33 pikë e shtatë kërcime.

Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe Khris Middleton me 26 pikë, 13 kërcime e tetë asistime, si dhe Jrue Holiday me 25 pikë e Bobby Portis që e mbylli ndeshjen me 22 pikë.

Tek mysafirët në mungesë të Young, më efikasi ishte Bogdanovic me 28 pikë.

Tani Bucks udhëheqin 3-2 me fitore në këtë seri finale, derisa i nevojitet edhe një fitore për të kaluar në finalen e madhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat