Howard përforcimi i radhës i Los Angeles Lakers

Basketboll

Howard përforcimi i radhës i Los Angeles Lakers

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 20:24
Dwight Howard.

Los Angeles Lakers nuk ka të ndalun në transferime

Lakers ka vazhduar me përforcimin e skuadrës para fillimit të edicionit të ri.

Së fundmi skuadra më e trofeshme në NBA( së bashku me Boston Celtics), ka shtuar në radhët e veta qendrën Dwight Howard.

Howard edhe në të kaluarën ishte pjesë e LA Lakers më saktësisht në sezonin 2019/20 ku edhe arriti të fitojë titullin kampion në fund.

35-vjeçari sezonin e kaluar e kaloi te Philadelphia 76er ku poashtu pati paraqitje të mira.

Los Angeles përveç Howardit është përforcuar edhe me yje të tjerë si Carmelo Anthony dhe Russell Westbrook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat