KB Peja: Të hyrat nga biletat na takojnë neve

Basketboll

KB Peja: Të hyrat nga biletat na takojnë neve

Nga: K.G. Më: 13 tetor 2021 Në ora: 18:27
KB Peja: Të hyrat nga biletat na takojnë neve

Peja është favorit i madh në përballjen e nesërme kundër Dritës nga Gjilani.

Pejanët synojnë fitore sa më bindëse.  

“Rrugëtimi në Superligë vazhdon me ndeshjen kundër KB Drita nga Gjilani me te cilët do të ndeshemi pas një kohe të gjatë.

KB Drita për momentin ndeshjet si vendas i zhvillon ne palestra tjera sepse palestra ne Gjilan është në shfrytëzim si qendër e vaksinimit dhe për këtë ndeshje kanë vendosur të luajnë në ‘Karagaç’. 

Biletat do te dalin ne shitje nesër dhe të hyrat nga biletat i takojnë KB Peja si pjese e marrëveshjes për organizimin e kësaj ndeshje. 

Numri i biletave ne shitje vazhdon te mbetet shume i limituar si pasoje e masave kundër pandemisë dhe çmimi është 2 euro”, njofton KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat