Sfidohen Trepça dhe Sigal Prishtina

Basketboll

Sfidohen Trepça dhe Sigal Prishtina

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:15
Sfidohen Trepça dhe Sigal Prishtina

Të shtunën do të zhvillohet dueli i mbetur i xhiros së shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Skuadra mitrovicase ka pesë fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse prishtinasit katër fitore dhe tri humbje.

Këto dy skuadra janë me traditë në basketbollin e Kosovës dhe rivaliteti sportiv është i madh ndërmjet tyre, andaj pritet një sfidë interesante të shtunën në “Minatori”.

Mitrovicasit kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira në këtë edicion, ndërsa ishin edhe finalistë të Superkupës së Kosovës, kurse prishtinasit me një ekip të bazuar në lojtarë të rinj po japin maksimumin për t’i përmbushur synimet e klubit.

Art Motion Superliga - Java 6

E shtunë

19:00 Trepça - Sigal Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat