Kryeqyteti dominon kampionatin

Basketboll

Kryeqyteti dominon kampionatin

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 18:31
Kryeqyteti dominon kampionatin

Nuk ka ndryshime në renditjen e skuadrave të Kategorisë së Parë në Basketboll për femra pas ndeshjeve të javës së tretë. Sërish në krye janë 3 skuadra nga kryeqytetari: Tirana, Partizani e Studenti, që dolën fituese nga sfidat e fundit.

Bardheblutë fituan pa probleme në Elbasan ndaj ekipit vendës me rezultatin 90-49, ndërkohë që me lehtësi fitoi në Vlorë edhe Partizani, që mundi 106-59 Apoloninë. Nuk zhgënjen as Studenti, që mundi 68-46 Vllazninë në kryeqytet.

Pas tri skuadrave kryeqytetase ndodhet Flamurtari kampion, që mposhti 76-47 Tirana Barleti Basket .

Kategoria e Parë – Femra, java e 3-të

Studenti – Vllaznia, 68-46

Elbasani – Tirana, 49-90

Flamurtari – Tirana Barleti Basket, 76-47

Apolonia – Partizani, 59-106

Renditja: Partizani 6 pikë, Tirana 6 pikë, Studenti 6 pikë, Flamurtari 5 pikë, Elbasani 4 pikë, Apolonia 3 pikë, Tirana Barleti Basket 3 pikë, Vllaznia 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat