Adea Kastratit pritet t’i bashkohet Dritës

Basketboll

Adea Kastratit pritet t’i bashkohet Dritës

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 20:35
Adea Kastratit pritet t’i bashkohet Dritës

Basketbollistja Adea Kastrati pritet t’i bashkohet Dritës nga Gjilani.

Adea jeton e vepron në Malmo të Suedisë, por me prejardhje është nga Ferizaj, synon që të vazhdojë karrierën si lojtare në Dritë të Gjilanit. 

Ajo luan në pozitën e organizatores, ka nja teknikë të përsosur dhe nëse i bashkohet Dritës, do të ishte një përforcim adekuat për këtë ekip.

Image

“Ende nuk dihet asgjë.

Gjasat janë që t’i bashkohem Dritës. 

Image

Gjatë ditëve apo javëve në vazhdim, do të vendosi për të ardhmen time. Synimet e mija janë të mëdha dhe shpresoj që së shpejti do të marrë një vendim”, tha Adea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat