Kampionët fitojnë përballjen ndaj prishtinasve

Basketboll

Kampionët fitojnë përballjen ndaj prishtinasve

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 19:14
Kampionët fitojnë përballjen ndaj prishtinasve

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim 70:72 (25:21, 23:12, 14:24, 8:15), në kuadër të javës së 11-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas një fillimi të baraspeshuar në pesë minutat e parë, vendasit fillojnë shkëputjen, duke pasur epërsi në dhjetë pikë, 25:15, por gjashtë pikë radhazi nga mysafirët bënë që çereku i parë të përfundojë me shifrat 25:21. Therandasit vazhduan me lojë të mirë për të kaluar në epërsi 25:26, por nga ky moment fillon rikthimi i kryeqytetasve, që shkuan deri në 16 pikë epërsi 48:32, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 48:33.

Epërsia më e lartë e bardhekaltërve shkoi deri në 20 pikë, 53:33, por kampionët e Kosovës nuk u dorëzuan dhe filluan dalëngadalë të shkrijnë epërsinë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 62:57.

Lojë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, ku në çastet vendimtare më të vëmendshëm u treguan therandasit që fituan 70:72, edhe pse luajtën pa Gëzim Morinën dhe Erjonin Kastratin, të lënduar për këtë përballje.

Te Sigal Prishtina u dalluan Muhamedali Janjeva me 12 pikë e 11 kërcime dhe Nick Tomsick me 21 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Berret Benson me 20 pikë e 11 kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 25 pikë.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Golden Eagle Ylli ka tetë fitore dhe katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat