Telashe për Lakersat

Basketboll

Telashe për Lakersat

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 13:58
Telashe për Lakersat

Sërish telashe për skuadrën e Lakers, që nuk do të kenë në dispozicion për më shumë se një muaj basketbollistin shtatlartë Anthony Davis. Ai u dëmtua në ndeshjen e fundit dhe mediat amerikane konfirmojnë se ka pësuar një ndrydhje të ligamentit kolateral.

Lojtari do të qëndrojë 4 javë pushim dhe më pas do të shihet mundësia e aktivizimit të tij.

Ky dëmtim krijon probleme nën tabelë te Lakers, pasi nuk ka një zëvendësues të denjë. DeAndre Jordan ka qenë zhgënjyes deri më tani, ndërsa Dwight Howard është i infektuar me Covid-19.

Lër këtë arsye, Lakers do t’i drejtohen merkatos për të gjetur një zëvendësues dhe janë disa hipotezat në tavolinë. Kandidati kryesor është Mitchell Robinson, që luan me New York, ndërkohë që në listë janë edhe Damian Jones (Sacramento), Mo Wagner (Orlando) e Moses Brown (Oklahoma).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat