E gjithë bota kundër lojtarit të madh, një postim i yllit amerikan pushton rrjetet sociale

Basketboll

E gjithë bota kundër lojtarit të madh, një postim i yllit amerikan pushton rrjetet sociale

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 19:32
E gjithë bota kundër lojtarit të madh, një postim i yllit amerikan pushton rrjetet sociale

Ylli i NBA, LeBron James, ka postuar në rrjetet sociale një foto duke ironizuar COVID-19, të cilin e ka barazuar njësoj me gripin e thjeshtë dhe ftohjen. Një mesazh i cili nuk u prit aspak mirë, jo vetëm nga fansat e tij, por edhe nga e gjithë bota.

Imazhi i postuar nga 36-vjeçari, përmbante tre figura të Spiderman, të vendosur me emrat Covid, grip dhe i të ftohurës që bënin me gisht nga njëri-tjetri si për të treguar se ishin njëlloj. Por kritikat filluan direkt pas postimit të Xhejms, pasi fansat në komente fillonin ta quanin atë të papërgjegjshëm.

Sipas shumë fansave të NBA, por dhe prej disa lojtarëve të këtij sporti, mendohet që LeBron Xhejms nuk beson në COVID-19 dhe se ndikimi i tij mund të krijojë shumë dyshime në miliona njerëz që e ndjekin.

Image

“Postim tepër i papërgjegjshëm, i keqinformuar dhe i pakëshillueshëm nga LeBron” ishte një prej komenteve që kishte marrë basketbollisti. Një tjetër koment ishte nga një gazetar amerikan, i cili i tregonte Xhejmsit numrin e vdekjeve në SHBA gjatë dy viteve të fundit: “Covid: 815,647; Grip: 37,314; Ftohje: 0”

Por gjithashtu nuk munguan dhe fansa të cilët e justifikuan në një farë mënyre yllin e Lejkërsave duke u shprehur se të hutuar ishin njerëzit nga ngjashmëria e simptomave që këto tre sëmundje linin te një person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat