Gëzim Morina ndihet i vlerësuar më çmimin e më të mirit...

Basketboll

Gëzim Morina ndihet i vlerësuar më çmimin e më të mirit...

Nga: K.G. Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 19:15
Gëzim Morina

Basketbollisti i kampionit të Kosovës, Golden Eagle Ylli nga Theranda, ndihet i vlerësuar me çmimin e më të mirit të vitit 2021 në Komunën e Therandës. 

Një çmim motivues dhe që e vlerëson shumë Morina.  

“Sportisti i vitit 2021, komuna e Suharekës.

Jam tejet i lumtur dhe krenar për fitimin e këtij çmimi.

Desha ti falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, bordin dhe sponzorët e klubit, tifozerinë ‘Xhebrailat’, qytetarët e Suharekës dhe familjen, për përkrahjen dhe ndihmesën e tyre gjatë këtij rrugëtimi.

Viti 2021 ishte tejet i suksesshëm për komunën tonë, të gjithë sportistët dhe sportistet i përgëzoj për angazhimin e tyre dhe iu urojë shumë shëndet dhe suksese edhe më të mëdha, në vitin që po vjen”, ka shkruar Morina në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat