Në garat ndërkombëtare fituam tri medalje

Basketboll

Në garat ndërkombëtare fituam tri medalje

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:01
Në garat ndërkombëtare fituam tri medalje

Viti 2021 ishte shumë i ngjeshur me aktivitete për Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) si në garat vendore, ashtu edhe në Ligën UNIKE dhe në garat ndërkombëtare.

Për herë u mbajt Liga Unike te meshkujt, e më pas filloi edhe te femrat. U mbajt edhe Superkupa Mbarëkombëtare në të dyja konkurrencat, në Vlorë dhe Shkodër.

Në garat ndërkombëtare fituam tri medalje: vashat e Kosovës A fituan medaljen e bronztë, kurse U16 dhe U18 te meshkujt fituan medaljet e arta, pa harruar edhe fitoren e Kosovës A ndaj Danimarkës.

Gjatë verës u organizua FIBA European Challenger për U16 te meshkujt, ku morën pjesë gjashtë shtete dhe triumfuan Dardanët e rinj. U mbajtën edhe kurse për trajnerë e gjyqtarë.

FBK për herë të parë në vitin 2021 ka filluar me implementimin e Planit Strategjik (2021-2025), plan ky nëpërmjet të cilit synon të zhvillohet dhe të rritet, andaj FBK e ka përgatitur një vizion realist për të ardhmen e Federatës nëpërmjet hartimit të këtij plani me ç’rast ne do të përpiqemi të shtyjmë potencialin tonë për zhvillim dhe për rritje të Federatës.

Ka ende shumë punë për të bërë përpara për të realizuar vizionin tonë, dhe këtë ne tashmë e dimë. Por, me krenari për atë që kemi arritur bashkërisht me grupet tona të interesit këtë vit, ne do të ballafaqohemi me të ardhmen me besim dhe optimizëm.

Kombëtarja e basketbollit (M), më e mira e Vitit 2020 nga KOK-u

Basketbollistët e Kosovës e kanë fituar çmimin “Kombëtarja e Vitit” 2020 në konkurrencën e meshkujve, e shpallur nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK). Djelmoshat tanë, të udhëhequr nga Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati e Gëzim Morina, ia dolën që gjatë vitit 2020 të shënojnë dy fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut në muajin shkurt, duke e nisur kampanjën parakualifikuese për FIBA Kupën e Botës 2023 në mënyrën më të mirë. Rezultatet e mira nuk arritën t’i vazhdojnë edhe në muajin nëntor në takimet ndaj Sllovakisë e Islandës, në të cilat hendikep i madh ishte mungesa e lojtarëve kyç shkaku i pandemisë Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat