Malta e fortë për Kosovën

Basketboll

Malta e fortë për Kosovën

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 14:40
Malta e fortë për Kosovën

Kosova 3x3 te femrat ka përfunduar garat në FIBA Europe Cupe.

Vashat dardane janë mundur nga Malta me rezultat 14:12.

Maltezet e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi prej 5:1, e më pas edhe 8:2, por ekipi i Kosovës nuk dorëzohet dhe rikthehet shpejt për të afruar rezultatin në 9:7, e më pas edhe 12:10, por pa arritur të bëjë më shumë dhe pësuan me shifrat 14:12.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Kosovën te femrat në këto gara. Ndërkohë, meshkujt nga ora 14:45 do të përballen me Luksemburgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat