Anulohen dy ndeshjet e Euroleague

Basketboll

Anulohen dy ndeshjet e Euroleague

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 15:00
Anulohen dy ndeshjet e Euroleague

Tërmeti që ka goditur para disa ditësh Turqinë dhe ka gjunjëzuar këtë vend ka bërë që të gjitha eventet e planifikuara për t’u organizuar aty të anullohen.

Nuk bën përjashtim nga ky vendim edhe eventet ndërkombëtare, që për momentin janë anulluar, deri në një moment të dytë.

Kështu, Kampionati Balkanik i Atletikës, që zhvillohet çdo vit në Turqi, është anuluar.

Ky event ishte planifikuar të organizohej më datat 11-12 shkurt në Stamboll, ku do të merrnin pjesë edhe disa atletë nga Shqipëria.

Gjithashtu, janë anulluar edhe dy ndeshjet e Euroleague në basketboll për meshkuj:

Fenerbahce-Armani Milano dhe Anadolu Efes-Real Madrid. Të dyja këto ndeshje ishin planifikuar për t’u luajtur në Stamboll, por janë shtyrë për një moment të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat