Sabonis shkëlqen

Basketboll

Sabonis shkëlqen

Më: 17 mars 2023 Në ora: 11:04
Sabonis në veprim

Sacramento Kings kanë vazhduar shkëlqimin në NBA, teksa kanë marrë një tjetër fitore të rëndësishme.

Kings luajtën në udhëtim te Brooklyn Nets në Barclays Center ku arritën fitore me pesë pikë diferencë 96:101.

Më meritori për këtë fitore të Sacramentos padyshim se ishte qendra lituaneze Domantas Sabonis i cili shkëlqeu me 24 pikë, 21 kërcime, pesë asistime dhe katër bllokada.

Paraqitje të mirë te skuadra fituese pati edhe fundori D’Aron Fox që shtoi 18 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

Te vendasit paraqitja më e mirë ishte për Mikal Bridges i cili e mbylli ndeshjen me 23 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Me fitoren ndaj Nets, Sacramento ngritët në pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit me bilanc prej 42 fitoreve e 22 humbjeve, derisa Brooklyn janë në vendin e gjashtë në Lindje me bilanc 39-31.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat