Gjysmëfinalet e dyta të “Play-off”-it

Basketboll

Gjysmëfinalet e dyta të “Play-off”-it

Më: 21 mars 2023 Në ora: 12:52
Orari i ndeshjeve

Sonte zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet New Basket dhe Istogut, ku istogasit fituan përballjen e parë 116:72, kurse sfida e dytë është ndërmjet Bora-s dhe Vushtrrisë.

Vushtrriasit kishin fituar sfidën e parë 86:78.

Skuadrat që arrijnë dy fitore kualifikohen në finale. Fituesi i finales hyn në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.

Play-off

E martë

19:00 New Basket - Istogu

19:30 Bora – Vushtrria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat