Vdes ish basketbollisti i njohur

Basketboll

Vdes ish basketbollisti i njohur

Nga: K. G. Më: 21 mars 2023 Në ora: 20:40
Willis Reed

Basketbolli në SHBA mbetet edhe pa një legjendë!

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ish basketbollisti i famshëm amerikan Willis Reed, njoftoi “Fox”.

Reed e kaloi gjithë karrierën e tij në New York.

Ai dikur ka qenë basketbollisti më i mirë në fund të sezonit të rregullt të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Numri i tij 19 është pensionuar në New York për nder të gjithçkaje që ka bërë në karrierën e tij për këtë klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat