Tirana dhe Besëlidhja në finale për titullin

Basketboll

Tirana dhe Besëlidhja në finale për titullin

Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:08
Pamje nga një ndeshje

Tirana dhe Besëlidhja në finale për titullin, rezultat historik për lezhjanët!

Janë Tirana dhe Besëlidhja skuadrat fi naliste të edicionit 2022-2023 në Superligën e basketbollit për meshkuj.

Bardheblutë dhe lezhjanët kanë kaluar me sukses edhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale, respektivisht kundër Teutës dhe Besëlidhjes, ndërsa tashmë do të matin forcat për trofeun më të rëndësishëm kombëtar në sportin e koshit.

Bardheblutë rikthehen në finale pas 5 vitesh, që prej suksesit të 2018-ës, ndërsa për lezhjanët kjo është një arritje historike për klubin.

ë një atmosferë të ndezur me sallën “Fatie Hoti” të mbushur plot nga tifozëria e zjarrtë kryeqytetase, Tirana dhe Teuta zbritën në parket për gjysmëfinalen e dytë.

Bardheblutë e Erkandit bënë një tjetër provë bindëse duke regjistruar suksesin e dytë brenda pak ditësh ndaj durrsakëve. Tirana fitoi me rezultatin 78-63 (18-18, 21-23, 19-15, 20-7) në një lojë të luftuar, në të cilën nuk munguan as tensioni dhe shkëndijat mes lojtarëve në parket, por që në fund gjithçka u mbyll me “fair play”. Një ndeshje që ngjasonte më tepër me një finale, takim me shumë faulle dhe mbrojtje agresive nga të dyja kampet.

Ndonëse Teuta shkoi deri në +8 pikë avantazh në fillim të periodës së tretë, Tirana reagoi mjaft mirë dhe ktheu gjithçka në favor, për ta përfunduar me festë para tifozërisë së zjarrtë.

Julian Hamati me 23 pikë, 17 ribaunde e 3 asiste, si dhe Klein Strazimiri me 10 pikë, 10 asiste e 6 ribaunde, ishin lojtarët më vendimtarë në fitoren e djeshme për skuadrën e Erkand Karajit.

Ndërkohë, Teuta, e drejtuar nga Melzin Lazimi, e lëshon fronin pas dy titujve radhazi kampion, por gjithsesi e mbyll sezonin me dy trofe të fituar, Kupën dhe Superkupën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat