Lakers rikthejnë epërsinë ndaj Grizzlies

Basketboll

Lakers rikthejnë epërsinë ndaj Grizzlies

Më: 23 prill 2023 Në ora: 11:26
Pamje nga ndeshja Los Angeles Lakers - Memphis

Los Angeles Lakers ka rikthyer epërsinë ndaj Memphis Grizzlies, ku kanë triumfuar në ndeshjen e tretë në Crypto Arena.

Lakers kanë qenë të jashtëzakonshëm qysh në çerekun e parë të cilin e mbyllën me 26 pikë epërsi 35:9 dhe e administruan mirë rezultatin ku në fund triumfuan me 10 pikë epërsi 111:101.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë nga vendasit, ku më i dalluari në fitore ishte Anthony Davis me 31 pikë, 17 kërcime, dy asistime e tre bllokada.

LeBron James gjithashtu pati paraqitje fantastike me 25 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime.

Me pikë dyshifrore e mbyllën duelin edhe D’Angello Russell me 17 pikë, Rui Hachimura me 16 dhe Reaves që shtoi 13 të tjera.

Te mysafirët paraqitje të jashtëzakonshme pati Ja Morant me 41 pikë, nëntë kërcime e 13 asistime, por që nuk i mjaftuan për fitore.

Lakers pas tre ndeshjeve udhëheq në seri 2-1, derisa edhe dueli i katërt zhvillohet në Los Angeles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat