Veteranët e Kosovës me tri fitore e një humbje në turneun në Maqedoni të Veriut

Basketboll

Veteranët e Kosovës me tri fitore e një humbje në turneun në Maqedoni të Veriut

Më: 23 prill 2023 Në ora: 14:33
Veteranët e Kosovës

Veteranët e Kosovës kanë marrë pjesë suksesshëm në turneun “11th International Easter Basketball Tournament” në Manastir të Maqedonisë Veriore.

Në ditën e parë pësuan humbje nga Strumica 31:18, ndërsa në ndeshjen e dytë fituan ndaj skuadrës vendase Pelisteri me shifrat 34:31.

Ndërkohë, të shtunën shënuan dy fitore në dy ndeshje.

Fillimisht mundën Tikvesh Kavadarci me rezultat 39:25, ndërsa më pas fituan edhe ndaj Borec Veles 43:41.

Kështu në turneun e parë të organizuar si veteranë, që nga themelimi i Ligës së Veteranëve u renditën në vendin e katërt.

Përkundër disa mungesave, Kosova regjistroi tri fitore dhe vetëm një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat