Drejtoresha e Tiranës i vë fanellën në kokë gjyqtarit, tjetër ngjarje e pahijshme

Basketboll

Drejtoresha e Tiranës i vë fanellën në kokë gjyqtarit, tjetër ngjarje e pahijshme

Më: 23 prill 2023 Në ora: 18:41
Pamje nga skena e pahijshme

Tirana e basketbollit nuk po përjeton një periudhë të qetë në këtë fund sezoni.

Pak ditë pas grushteve dhe akuzave për racizëm te basketbolli i femrave gjatë derbit me Partizanin, këtë fundjavë bardheblutë janë bërë protagonistë edhe te basketbolli i meshkujve.

Për fat të mirë jo me grushte, por me një ngjarje po aq të shëmtuar.

Në finalen e kampionatit të basketbollit mes Tiranës dhe Besëlidhjes, revolta ndaj vendimeve të gjyqtarëve ka shtyrë drejtoreshën e klubit bardheblu, Deborah Keci, që të dhurojë një shfaqje aspak të hijshme.

Në një moment të sfidës, ajo është afruar me kufizimin e fushës dhe i ka vendosur në kokë gjyqtarit fanellën e klubit bardheblu në shenjë proteste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat