KB Prishtina kundër vendimit që ndeshja e pestë të gjykohet nga të huajt

Basketboll

KB Prishtina kundër vendimit që ndeshja e pestë të gjykohet nga të huajt

Më: 26 prill 2023 Në ora: 00:04
Pamje nga një ndeshje

KB Sigal Prishtina ka kundërshtuar vendimin që ndeshjen e pestë gjysmëfinale, ndaj Trepçës, ta zhvillojë të dielën (30 prill).

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njoftoi këtë të martë se ndeshja e pestë dhe përcaktuese për skuadrën e dytë finaliste, do të zhvillohet në fundjavë.

Vendimi u mor nga Komisioni i Garave, pasi ata vlerësuan se nuk pati gatishmëri mes klubeve për të caktuar terminin e ri, pasi ndeshja të enjten nuk mund të zhvillohet shkaku që Kombëtarja e Kosovës në hendboll luan ndaj Malit të Zi.

Madje, nga FBK u bë ditur se drejtësia në këtë ndeshje do të ndahet nga gjyqtarë huaj, për dallim që dy ndeshjet paraprake u drejtuan nga gjyqtarët vendorë.

Mirëpo, klubi i Prishtinës e kundërshtoi këtë vendim, pasi që sipas tyre, është në kundërshtim me Propozicionin e Garave (PG).

Madje, në letrën e publikuar nga kryeqytetasit, mësohet se ata janë edhe kundër vendimit që ndeshja të gjykohet nga gjyqtarët e huaj.

Prishtina vlerëson se ndarja e drejtësisë nga të huajit është e papranueshme në këtë seri gjysmëfinale, duke përmendur rastin në të cilën ata akuzuan njerëz të afërt me KB Trepçën se kanë tentuar të korruptojnë dy gjyqtarë grekë, që ishin të caktuar për të gjykuar në ndeshjen e tretë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave.

Vlen të theksohet se “Xehetarët” kishin mohuar kategorikisht se “kanë gisht” në këtë rast, i cili vazhdon të jetë ende të jetë i pazbuluar në tërësi.

Për rastin në fjalë po merren organet përkatëse të shtetit, por që ende nuk është njoftuar për ndonjë zhvillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat