I bie kontejneri sipër makinës, shpëton mrekullisht basketbollisti amerikan

Basketboll

I bie kontejneri sipër makinës, shpëton mrekullisht basketbollisti amerikan

Më: 29 prill 2023 Në ora: 15:30
Briant Dunston dhe makina

Briant Dunston, ish- basketbollisti i Olimpiakos, ka qenë me fat nga një aksident tepër i frikshëm automobilistik në të cilin u përfshi.

Brian u plagos nga një kontenjer që i ra në makinë në rrugët e Stambollit, por e rëndësishmë është se ai shpëtoi për mrekulli.

Kamioni që ndodhej përpara makinës së Dunston, goditi një tunel, pasi lartësia e kamionit ishte më e lartë tuneli dhe nuk mund të kalonte kontejnerin, duke bërë që objekti në fjalë të binte në makinën që ndodhej basketbollisti.

Bryant Dunston u dërgua në spital duke marrë kështu ndihmën e parë.

Siç raporton “gazzetta.gr”, sipas gazetarit Ismael Senol, ai i ka shpëtuar rrezikut për mrekulli. Sipas mediave turke, kapiteni i Efes ka mbetur i plagosur në trup, teksa është duke u ekzaminuar tërësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat