Lojtari goditet me bërryl gjatë ndeshjes

Basketboll

Lojtari goditet me bërryl gjatë ndeshjes

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 14:09
Oamje nga ndeshja

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë botërorit të basketbollit që po zhvillohet në Azi.

Një kontakt normal loje, ku një bërryl i dhënë nga lojtari i Sudanit Jugor, Nuni Omoto ndaj serbit Borisa Simanic, ka patur pasoja të rënda te ky i fundit. Simanic ka patur shqetësime të mëdha, duke u detyruar të operohet me urgjencë në Manila.

Goditja më bërryl ka dhënë komplikacione dhe mjekët janë detyruar t’i heqin njërën veshkë.

Nuk dihet ende nëse lojtari do të mund të rikthehet më të luajë basketboll. Fillimisht ai doli nga fusha me dhimbja të forta në trup dhe më pas u operua me urgjencë nga mjekët më 31 gusht.

Por edhe operacioni pati disa ndërlikime dhe Simanic është detyruar të operohet sërish disa ditë më vonë, më 3 shtator.

Fillimisht iu hoq një pjesë e veshkës dhe më pas iu hoq e gjithë veshka. Situata tani duket më e qetë, por basketbollisti është ende në spital dhe mbahet nën kontrollin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat