Vlora Braha në Athinë

Basketboll

Vlora Braha në Athinë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 13:48
Vlora Braha

Vlora Braha, Zyrtare për Integritet (SPOC) në Federatën e Basketbollit të Kosovës do të marrë pjesë në Punëtorinë e FIBA-s për SPOC personat.

Kjo është Punëtoria e dytë që mbahet për SPOC personat, derisa e para ishte organizuar në Munih të Gjermanisë.

Punëtoria organizohet më 2 dhe 3 nëntor në Athinë të Greqisë.

Në këtë Punëtori do të marrin pjesë përfaqësues nga Federatat Evropiane, gjersa FBK-në do ta përfaqësojë Vlora Braha.

Në këtë Punëtori do të flitet për rastet me dukuritë negative, eliminimin e këtyre dukurive dhe hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen.

Siç dihet, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) me kërkesë të FIBA-s, ka emëruar Vlora Brahën si zyrtare për integritet (SPOC) në FBK.

Detyra kryesore e zyrtarit për integritet është të ketë rolin e ndërmjetësuesit kryesor për çështjet e integritetit në mes të organizatës dhe anëtarëve të saj, si dhe me akterët e jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat