Indiana fiton ndaj Bucks, s’mjafton super loja e Antetokounmpos

Basketboll

Indiana fiton ndaj Bucks, s’mjafton super loja e Antetokounmpos

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 09:55
Giannis Antetokounmpo realizoi 54 pikë

Indiana Pacers ka triumfuar ndaj Milwauekee Bucks me rezultat të ngushtë 126-124, në NBA.

Giannis Antetokounmpo realizoi 54 pikë, 12 kërcime dhe tre asistime, por që nuk mjaftuan për fitoren e Bucks.

Ndeshja filloi me ritëm të lartë, ku Pacers triumfuan në çerekun e parë me shifrat 38-24. Në çerekun e dytë, Bucks u kthyen në lojë me rezultat 36-28.

Edhe periudha e tretë ishte në favor të Bucks 34-27. Megjithatë perioda e fundit përfundoi në të mirë të Indianas me rezultat 33-30, duke triumfuar në fund me dy pikë në dallim.

Më i dalluari në fitoren e Indianas ishte Tyrese Haliburton me double-double, prej 29 pikëve, gjashtë kërcimeve dhe 10 asistime.

Fitore të ngushtë shënoi edhe Atlanata Haëks ndaj Orlando Magic me shifrat 120-119.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat