Trepça shënon fitore për prestigj në Evropë

Basketboll

Trepça shënon fitore për prestigj në Evropë

Nga: K.G. Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 20:57
Pamje nag ndeshja

Trepça e ka përmbyllur me fitore garat në fazën e grupeve në  Europe Cup në basketboll.

Mitrovicasit para shkuesve të vet shënuan fitore me rezultat 76:68 (27:14, 9:14, 19:17, 21.23) ndaj ekipit francez Gravelines-Dunkerque, në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupi G.

Basketbollisti Darnell Antonio Edge me 23 pikë e Drilon Hajrizi me 17 janë efikasi të Trepça, ndërsa te mysafirët më së shumti pikë shënuan Caleb Walke 14 e Chris Babb 12. 

Leiden ka përfunduar në vend të parë me 7 pikë, pasojnë Gravelines-Dunkerque me 6 dhe Trepça me 5 sosh.

Aventura e Trepçës përfundon në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat