Kosova organizon FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla – Femrat dhe FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizoni C - Femrat

Basketboll

Kosova organizon FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla – Femrat dhe FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizoni C - Femrat

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 19:47
Kosova

Pas votimit në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës në Gjenevë, Federata e Basketbollit e Kosovës, zyrtarisht do të organizojë dy evente madhështore evropiane në Kosovë si: FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla – Femrat dhe FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni C – Femrat.

Gara e parë do të mbahet më 25-30 qershor 2024 kurse e dyta më 23-28 korrik 2024.

Kosova për herë të parë me kombëtares  Seniore të Femrave ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në vitin 2021 në Nicosia të Qipros, ku ka shënuar sukses të madh, duke e zënë vendin e tretë, kurse një vit më vonë sërish ka garuar në Nicosia, duke e zënë vendin e katërt. Astera Tuhina e ka siguruar një vend në TOP 5 lojtaret më të mira të këtij Evropiani.

Kjo është hera e dytë që Federata e Basketbollit e Kosovës organizon një garë të FIBA-s në konkurrencën e femrave, pasi që në vitin 2019 ka qenë organizatore e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B, përderisa më parë i ka organizuar edhe katër FIBA Kampionate Evropiane në konkurrencën e meshkujve.

Ndërkaq, FBK në vitin 2024 do të marrë pjesë edhe me Përfaqësuesen U16 të Vajzave në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Federata e Basketbollit e Kosovës në Planin Strategjik 2021-2025 e ka si qëllim të veçantë: ‘Vajzat dhe Gratë në basketboll’, ku nëpërmjet këtij qëllimi, synon që përveç të ngrit nivelin e lojës së basketbollit për vajza, masivizimin, por edhe vetëdijësimin e opinionit për të mbështetur basketbollin në konkurrencën e femrave në të gjitha aspektet dhe nga të gjitha grupet e interesit. 

Andaj kandidatura për organizime të dy eventeve në konkurrencën e femrave dëshmon edhe një herë përkushtimin e FBK-së për të zhvilluar basketbollin e vajzave/grave si në nivel të lojës, ashtu edhe jashtë saj.

FBK prej se është anëtarësuar në FIBA më 2015, rregullisht merr pjesë në FIBA Kampionate Evropiane të Gjeneratave të Reja në të dyja konkurrencat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat