Bukëpërmbysuri! Dikur mburrej me Kosovën, sot e fyen rëndë 

Basketboll

Bukëpërmbysuri! Dikur mburrej me Kosovën, sot e fyen rëndë 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 21:51
Christos Marmarinos

Dikur mburrej me Kosovën por sot e fyen atë dhe ka harruar se çfarë ka deklaruar para pak vitesh. 

Christos Marmarinos, ish përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në basketboll, dikur ka folur në superlativ për Kosovën.   

Trajneri grek ka thënë shumë të pavërteta në lidhje me Kosovën.

Sa ka qenë përzgjedhës, kurrë nuk u ankua por ka folur me admirim.

Ndërsa tani ka folur terr e zi për Kosovën. 

Pafytyrësia nuk ka kufij! 

Marmarinos, ju duhet të skuqeni dhe t’i kërkoni falje Kosovës dhe komunitetit të basketbollit sepse të pritën e të nderuan ashtu siç pritet mysafiri e miku. 

Kosova është vend mikpritës dhe këtë e ka dëshmuar sa e sa herë.  

Por askush nuk e ka pritur se një trajner sikur ju të jetë aq bukëpërmbysur.

Sikur ta thoshit të vërtetën, të gjithë do tu duartrokisnin por ju thoni shumë të pavërteta, dhe, edhe vetë e dini që janë të pavërteta.

Deklarata juaj skandaloze, i ka befasuar të gjithë sportdashësit në Kosovë, ku keni thënë mes tjerash: “Ne ‘blemë’ një lojtar nga babai i tij, i cili ishte 215 cm i gjatë dhe nuk kishte kapur kurrë top me dorë, në jetën e tij. Herën e parë që doli në fushë, i dhamë topin, i thamë ta fuste në kosh dhe ai e gozhdoi se nuk dinte si ta fuste ndryshe.

Pra, shkojmë te babai i tij për t’i thënë atij të vijë të stërvit djalin e tij dhe ai thotë: ‘Jo, kush do të më ndihmojë të nxjerr patatet?
Djali im është i vetmi punëtor

Kështu e pyetëm sa donte të merrte një punëtor dhe në fund Federata i jepte 100 euro në muaj që të merrte një punëtor dhe ta linte djalin të stërvitej.

Pas 2 vitesh, djali i tij vendosi që i pëlqen fusha më shumë se basketbolli dhe u largua”.

Trajneri grek ka harruar se çfarë ka deklaruar vite më parë.

Ia kujtojmë disa deklarata. “I kuptojmë vështirësitë me Covid-19, ku lojtarët ende nuk janë 100 % të formës fizike, por u kam thënë djemve se duam të sjellim energji pozitive, sepse përfaqësojmë shtetin, përfaqësojmë Kosovën.

Të luash në Kosovë është shumë mirë, por pa tifozë është e tmerrshme, megjithatë lojtarët duhet të mësohen.

Pa mbështetjen e tifozëve është sikur të mungon një element shumë i rëndësishëm në lojën”, kështu thoshte kur ka qenë përzgjedhës.
Marmarinos kishte thënë është nder të përfaqësosh vendin në garat ndërkombëtare:

“Mendoj se nuk ka nder më të madh se të përfaqësosh vendin tënd në garat ndërkombëtare. Basketbollistët e Kosovës e dinë rëndësinë e ndeshjeve dhe sigurisht se presim që do të japin maksimumin në parket. Nuk do të mungojë angazhimi ynë dhe do të japim më të mirën tonë për rezultate pozitive”.

Jo vetëm kaq, ai kishte thurur lavde edhe për Federatën e Basketbollit të Kosovës: “Fillimisht dua të them se kam hasur në një mikpritje të ngrohtë nga drejtuesit e FBK-së dhe po ndihem shumë mirë.

Jam i nderuar që do të drejtoj Kosovën dhe do të kem mundësi të punoj me lojtarët e Kosovës. Për mua është një mundësi e mirë, por shpresoj se do të bëjmë një punë të mirë bashkërisht dhe do të kemi suksese.

Synimi ynë është të fitojmë. Kemi dy ndeshje të vështira, por ne do të përqendrohemi në forcat tona dhe lojtarët që kemi”.

Një ish përzgjedhës sikur ju, ta fyeni aq rëndë Kosovën, që ju dha bukë dhe të thoni tani se me sport e basketboll, janë të prapambetur, është aq neveritëse dhe e papranueshme.

Sa ishit përzgjedhës kurrë nuk e keni thënë, por tani u frymëzuat t’i turreni Kosovës, me direktivat e kujt zotëri Marmarinos?

"Ata janë adhurues të fitores, si i gjithë Ballkani. Është e paimagjinueshme. Ne shënuam fitoren e parë jashtë fushe në historinë e tyre, kundër Luksemburgut, dhe mendoj se edhe tifozët e Olimpiakos nuk ishin aq të lumtur kur fituan Euroligën.
Ata ishin tri ditë… të dehur.

Ata morën një ditë pushim nga ekipet e tyre, ishte festë kombëtare që mundën Luksemburgun.
Pas saj, mund të kishim humbur nga Danimarka dhe katastrofa po vinte.

E gjithë situata ishte vërtet shumë e çuditshme. Ishte shumë më mirë për ta të mundnin Gjibraltarin sesa të barazonin me Islandën, për shembull”, kështu ka thënë tani Marmarinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat