Dorëzohen Boston dhe Milwaukee

Basketboll

Dorëzohen Boston dhe Milwaukee

Më: 29 mars 2024 Në ora: 18:50
Pamje nga ndeshja

Vetëm dy ndeshje, po aq surpriza dhe shumë spektakël në mbrëmjen e fundit të NBA, që pa rënien e kryesuesëve dhe favoritëve në Konferencën e Lindjes.

Për krizë është shpejt për të folur, por humbja e dytë radhazi për Boston është një sirenë alarmi, me Celtics, që u dorëzuan në transfertën e Atlanta, që fitoi me vetëm një pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 123-122.

Kjo diferencë e ngushtë tregon qartë se sa e luftuar ishte kjo sfidë, që u vendos në sekondën e fundit. Vendasit e Hawks përmbysën dy herë epërsinë e Boston, falë një paraqitje fantastike të Dejounte Murray, që shënoi 44 pikë, kapi 7 topa në tabelë dhe dha po aq asist për shokët e skuadrës.

Nga ana tjetër, për Celtics nuk mjaftoi prezantimi i zakonshëm i Jayson Tatum, me dy shifra dopjo 31 pikë dhe 13 topa të kapur në tabelë, megjithatë kjo humbje nuk cënon kreun e Boston në Konferencën e Lindjes.

Një mbrëmje të keqe përjetoi edhe skuadra e Milwaukee Bucks, që u mund në fushën e New Orleans me rezultatin 107-100, duke rrezikuar seriozisht vendin e dytë në Lindje, teksa për miqtë nuk mungoi “përbindëshi” grek, Giannis Atentoukuompo, i cili realizoi plot 35 pikë, si dhe kapi 14 topa në tabelë, por shokët e skuadrës nuk u ngjitën në të njëjtin nivel.

Në krahun tjetër për Pelicans spektakolar ishte Zion Williamson, i cili shënoi plot 28 pikë, për vendasit, teksa ky sukses blindon vendin e pestë për New Orleans në Konferencën e Perëndimi si dhe biletën për në fazën e “play off”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat