Nis faza play off, Denver tregon forcën ndaj Lakers-ave

Basketboll

Nis faza play off, Denver tregon forcën ndaj Lakers-ave

Më: 21 prill 2024 Në ora: 11:54
Pamje nga ndeshja

Ka startuar sot faza çerekfinale e play off-it në NBA, me dy ndeshjet e para në secilën Konferencë.

Në Konferencën e Lindjes, New York fitoi 111-104 ndaj Philadlephia, në një ndeshje kryesisht të komanduar nga vendasit. Brunson e Hart me nga 22 pikë secili si dhe McBridge me 21 pikë formuan një trio fituese për skuadrën nju-jorkeze.

Pa probleme fiton edhe ekipi i Cleveland, që mundi 97-83 Orlando në fushën e tij. Donovan Mitchell me 30 pikë ishte lider në fushë për Cavaliers, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Banchero për miqtë.

Në Perëndim, kampionët e Denver fituan 114-103 ndaj Lakers. Davis e James realizuan 59 pikë së bashku për Lakers, por që s’mjaftuan. Të gjithë titullarët e Denver realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Jokic me 32 pikë e 12 rebound.

Me fitore e nis fazën play off edhe Minnesota, që mundi 120-95 Phoenix, në një ndeshje pa shumë histori. Durant realizoi 31 pikë për Suns, por që mbetën për statistikë. Anthony Edwards me 33 pikë ishte më i miri për Minnesota.

NBA-Çerekfinalet, Kon.Lindjes

Cleveland – Orlando, 97-83 (1-0)

New York – Philadelphia, 111-104 (1-0)

Boston – Miami

Milwaukee – Indiana

NBA-Çerekfinalet, Kon.Perëndimit

Minnesota – Phoenix, 120-95 (1-0)

Denver – Lakers, 114-103 (1-0)

Clippers – Dallas

Oklahoma – New Orleans

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat